Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një bisedë telefonike sot ka uruar kryeparlamentarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, shkruan gazeta KOHA. Thaçi ka kërkuar nga Xhaferi thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve fqinje, ndërsa ka ka siguruar kryeparlamentarin për ndihmë në demokratizimin e ndërsjellë të dy parlamenteve – atë të Kosovës dhe Maqedonisë. Njëkohësisht, presidenti Thaçi ka përsëritur se Republika e Kosovës njeh shumicën parlamentare të krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. (koha.mk)