Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se populli ynë është mirënjohës ndaj Finlandës për gjithë kontributin e dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të saj. “Mirënjohëse është Kosova ndaj këtij shteti sepse përvoja e parë e shtetësisë së Kosovës fillon me Martti Ahtisaari kur ai fillon të negociojë me Millosheviqin me shumë guxim dhe vendosshmëri që e bëri të kapitullonte, dhe të marrë fund gjenocidi, terrori, vrasjet , dhunimet, dëbimet dhe zhdukja e një shteti të tërë”. Këto deklarime ai i bëri në seminarin e nivelit të lartë “Kosova dhe Finlanda ndërtojnë të ardhmen”, duke e vlërsuar si një seminar të veçantë jo vetëm për Kosovën.
“Është seminar i veçantë për Kosovën dhe rajonin,i përgëzoj për 100 vjetorin e shtetit të Finlandës një shekulli shtet duke hedhur dritë të paqes” “Ai kishte kuptuar se çelësi i paqes është respektimi i të gjitha palëve, dokumenti mbi shtetësinë e Kosovës quhet dokumenti i Ahtisaarit “ “Nuk ishte e lehtë që të menaxhohet procesi i dialogut por ai ishte gjithmonë i vendosur”
“E vlerësoj edhe përvojën si edukator sepse nuk ishte e lehtë që të fuste në sallë lazdrakët politik dhe kryeneçët e Ballkanit por e menaxhonte mirë situatën” “Ne kemi disa hapa në ndërtimin e paqes në Kosove dhe rajon. Drejtësia është e para dhe ndihmon për shërimin e plagës së luftës”. Kreu i shtetit kosovar njëherit ka folur edhe për kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian rreth procesit të heqjes së vizave, njofton Klan Kosova. “Ne kemi kemi përmbushur 94 kritere nga 95 kritere për liberalizimin e vizave, na ka mbetur vetëm demarkacioni që është futur si kriter politik. Ky kusht të mos mbetet peng nga disa deputetë”.