“Po të mos të jetë NATO dhe Bashkim Evropian, ne nuk duam të jetojmë në Maqedoni. Dakord? Nuk duam të jetojmë në Maqedoni. Ose duam të bashkohemi me Shqipërinë, ose me Kosovën. Nuk është ky radikalizëm. Kjo është politika racionale. Nuk pajtoheni, nuk ka problem…”, ka deklaruar në intervistën ekskluzive për KOHA Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, duke iu referuar mosgatishmërisë së partive maqedonase për kompromis rreth emrit me Greqinë. Në intervistën që mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës KOHA, ai mes tjerash thekson se, pa ndryshimin e emrit, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s, ndërsa potencon se maqedonasit këtë duhet ta kuptojnë sa më parë… Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën KOHA, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, përveç dekorimimit nga Presidenti i Kosovës, flet edhe për fushatën parazgjedhore, ofertën e partisë së tij për shqiptarët si dhe si e sheh ardhmërinë e shtetit. Thaçi flet edhe për aferën e përgjimeve, rastin e Kumanovës, si dhe problematika të tjera…