Liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kanë marrëveshje për qeveri, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit me eurokomisarin për negociata për zgjerim, Johanes Han në kaudër të bisedimeve me liderët politik të partive të përfaqësuara në Parlament. “I di lojtarët nga përvoja, ndoshta do të gaboj, por jam i bindur se Gruevski dhe Ahmeti kanë marrëveshje për qeveri, vetëm na maltretojnë. Do të ishte korrekte të na thonë çfarë është ajo marrëveshje”, tha Thaçi.
Ai theksoi se ka ardhur në takim për t’u parë me Hanin, i cili, tha, dy vite i ka ndihmuar vendit për t’u evituar kjo krizë, ndërsa arsyeja e dytë është, thotë, se shqiptarëve u mungon një opozitar siç është ai dhe PDSH-ja, duke pasur parasysh se të tjerët, siç tha, kanë mbetur anëtarë të disa qeverive. I pyetur për mbajtjen e mundshme të zgjedhjeve të reja të parakohshme, lideri i PDSH-së theksoi se ata asnjëherë nuk do të jenë pjesë e qeverisë në të cilën është edhe BDI. Kjo është, tha, edhe arsyeja për të cilën nuk ka marrë pjesë në takimet në Tiranë dhe Prishtinë. Thaçi në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se deri mët ani joformalisht kla pasur takime me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por edhe me parti të tjera, përveç me BDI-në. Lidhur me kongresin e jashtëzakonshëm të partisë informoi se të shtunën so të tkaohet me Kuvendin qendror të partisë i cili në mënyrë statutare ka të drejtë të diskutojë dhe të vendosë për kongres të jashtëzakonshëm. Në kuadër të bisedimeve me liderët e partive me mandate të fituara në Parlament, Han i filloi bisedimet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.