Austria ka kërkuar sot nga prokuroria shqiptare hetimin e ndeshjes miqësore që Teuta e Durrësit e luajti vitin e kaluar kundër Austrisë së Vjenës. Takimi në fjalë kishte përfunduar me fitoren 7:2 të skuadrës nga Vjena, por në Austri dyshohet për trukim, për shkak të mënyrës se si Teuta pranonte golat. Në video mund të shihni golat qesharak të pësuar nga Teuta.