Edhe pse Donald Trump ka krijuar një ‘show’ të vërtetë këto kohët e fundit, gruaja e tij ka qëndruar goxha larg nga kjo vëmendje. Por tani pas zgjedhjes së bashkëshortit si president i Amerikës, Melania Trump do ta ketë të vështirë ta mbajnë agjendën e njëjtë sikur më përpara. Por ja disa nga faktet kryesore nga biografia e saj që mund t’iu shfaqin pak më shumë detaje nga jeta e saj…
– Melania ishte modele
Okej, ky mund të jetë informacioni më i njohur për jetës e saj. E lindur në Slloveni, Melania ka filluar modelimin qysh në moshën 5 vjeçare. Ajo së bashku me të ëmën kanë pasur gjithmonë prirje për botën e modës kështu që udhëtimet në Paris e Milano nuk kanë qenë edhe aq të pakta. Melania u bë e njohur edhe më shumë pasi pozoi nudo për revistën prestigjioze ‘Sports Illustrated’ dhe për ‘Vogue’.
– Ajo u takua me Donald Trump përderisa ai ishte në lidhje me dikë tjetër
Dyshja u takuan në vitin 1998 në një aheng në New York. “Ai më kërkoi numrin tim dhe un hezitova t’ia tregoja kështu që vendosa t’ia kërkoja numrin e tij dhe që nga aty do e vëreja nëse qëllimet e tij me mua ishin serioze (numri personal=mirë, numri i punës=keq)”, ka rrëfyer ajo. Por Donald e kishe kaluar ‘testin’ pasi që i kishte dhënë asaj të gjithë numrat e mundshëm dhe jo vetëm atë të biznesit, transmeton ORAinfo.
– Melania qëndron larg fushatave elektorale
Në një intervistë për “Harper’s Bazaar’ ajo ka treguar se Donald e respekton që ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të medias kur vjen puna për çështje politike. Sipas saj, politika është detyra e burrit të saj kurse ajo mund të bëjë një gjë të tillë vetëm larg syrit të kamerave. Por sido që të jeta, Melania ka thënë se e ndjek të shoqin 24/7.
– Ajo shumë shpesh nuk pajtohet me bindjet e Donald Trump
Duke marrë parasysh se Donald Trump për momentin është njëri nga personat me fjalorin më të ashpër politik, këtë nuk mund ta praktikojë edhe me gruan e tij. Sipas saj, ajo shumë shpesh nuk pajtohet me idetë e të shoqit por që nuk tenton ta ndryshojë…
– Melania është gruaja e tretë e Donald Trump
Presidenti i zgjedhur i Amerikës ka qenë i martuar plotë 3 herë. Gruaja e parë ishte Ivana me të cilën u martua në vitin 1977. Martesa e dytë ishte më skandalozja pasi që erdhi si tradhti ndaj Ivanas me Marla Maples me të cilën u martua në vitin 1993. E martesa e fundit i erdhi në vitin 2005 me Melania Trumpin.
– Melania është po thuajse moshatare me fëmijët e tjerë të Donaldit
Në moshën 45 vjeçare, Melania Trump është vetëm shtatë vite më e vjetër se Donald Trump Jr i cili është 38 vjeç. Kurse me fëmijët e tjerë ndajë një diferencë pak më të madhe. Ajo dhe Trump kanë vetëm një fëmijë së bashku, Barron Trump i cili lindi një vit pas martesës, në vitin 2006.
– Donald e Melania Trump kanë një jetë të mrekullueshme seksuale
Në një intervistë të sikletshme për Howard Stern në vitin 1999 ata kishin treguar se ndajnë marrëdhënie të shëndosha edhe në shtrat. Në intervistën që u realizuar përmes telefonit, Melania kishte treguar se gjersa po fliste ishte vetëm se e zhveshur duke aluduar kështu se ajo ishte duke bërë seks me bashkëshortin e saj.
– Festa e dasmës së tyre ishte madhështore
Kur xhirollogaria bankare të numëron miliardat atëherë pa dyshim se edhe festa e dasmës do të të shndërrohet në një natë përrallore. Fustani i Melanias raportohet të ketë marrë plote 1000 orë për tu punuar për shkak se kishte pasur edhe perla e gurë të çmuar të qepur me dorë. Në këtë festë kanë qenë të pranishëm fytyrat më të njohura të Amerikës duke përfshirë edhe ish çiftin presidencial Clinton. një fotografi nga kjo festë e tyre së bashku me çiftin e ri është ripostuar në vitin e kaluar për shkak të relevancës së zgjedhjeve presidenciale, imazh ky që nuk do t’i ketë lumturuar edhe aq shumë palët protagoniste.