Tërmet me magnitudë prej dy ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjes në ora 3 e 11 minuta në Shkup.
Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej tre deri në katër ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike.
Epiqendra e lëkundjes ndodhet në pjesën lindore të Rajonit epiqendror të Shkupit.