Tërmet i fuqishëm me inensitet prej 6,3 ballëve sipas shkallës Rihter e ka goditur sot bregun perëndimor turk, kumtoi Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare. Botimi elektronik i gazetës turke “Hyriet” shkruan se tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll dhe në rajonet fqinje. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 84 kilometra në veriperëndim të Izmirit, në rajonin Karaburun. Tash për tash nuk ka informacione për viktima ose dëme materiale.