Një person është arrestuar pas tentimit për të shkelë një turmë njerëzish para xhamisë në periferinë Creteil të Parisit, raporton RT.
Fatmirësisht ai nuk kishte sukses në përpjekjen e tij me automjetin 4×4, për shkak të pengesave të vendosura para xhamisë, sipas policisë. Motivet e të dyshuarit mbeten të paqarta. Bëhet e ditur se askush nuk është lënduar dhe se i dyshuari është dërguar në paraburgim.