Pritjet për porositë e përgjithshme për punët ndërtimore në tremujorin e dytë janë më të volitshme në krahasim me tremujorin paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në tre muajt e ardhshëm pritet edhe rritje e numrit të të punësuarve. Vlerësim i gjendjes ekonomike në tremujorin e dytë është më i volitshëm në raport me tremujorin e parë, ndërsa më i volitshëm edhe në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Më i volitshëm është edhe vlerësimi për gjendjen financiare në krahasim me tremujorin e parë. Në periudhën e ardhshme pritet që çmimet shitëse të zvogëlohen, ndërsa gjendja e numërt dhe cilësia e mekanizimit dhe pajisjes në tremujorin e dytë të vitit janë mbi normalen. “Ndikim më të madh të kufizimeve për përmirësim të aktiviteteve vijuese ndërtimore kanë faktorët e ardhshëm: shpenzime rritëse për materiale me 22.9%, nuk ka kërkesë me 16.0%, nuk ka kufizime me 15.1% dhe shpenzime rritëse financiare me 11.3%, qëndron në kumtesën e Entit Shtetëror të Statistikës.