Shkup, 6 prill – Në tre muajt e parë të këtij viti janë importuar 1294 vetura të reja, që është më shumë se 200 vetura në raport me 1073 vetura të importuara në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të Doganës, në të njëjtën periudhë të vitit zvogëlohet importi i veturave të vjetra. Në tre muajt e parë të këtij viti janë importuar 4748 automjete të vjetra, që paraqet një ulje prej gati 2000 vetura në raport me 6611vetura në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Vlerësohet se në tre vitet e kaluara, tregu i shitblerjes në vend karakterizohet me shitje prej 20-23 mijë të veturave të vjetra si dhe trend pozitiv të shitjes veturave të reja. Njohësit e tregut të automobilizmit në Maqedoni shpjegojnë se në vitet e fundit kemi stabilizim të tregut të veturave të… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)