Të ardhurat e Agjencisë për Aviacion Civil (AAC) vitin e kaluar paraqisnin 148.565.552 denarë dhe janë ulur për gjashtë për qind krahasuar me vitin 2015 kur janë realizuar të ardhura prej 156.132.419 denarëve, u cek në debatin e sotëm për Raportin vjetor për realizim të programit vjetor për punë dhe zhvillim të AAC-së për vitin 2016 në Komisionin kuvendor për transport dhe lidhje.
“Të ardhurat e ulura janë rezultat i komunikacionit të zvogëluar ajror i cili shënon rënie prej tetë përqindëve në vend të asaj që pritëm se do të ketë rritje prej shtatë përqindëve. Kjo i referohet ngjarjeve aktuale të sigurisë në Turqi dhe Siri, informoi para anëtarëve të Komisionit, Dragi Stojanovski, kryetar i Këshillit drejtues të ACC-së. Nga shqyrtimi i raportit shiht se nga të ardhurat e planifikuara në shumë prej 168.479.000 denarëve janë realizuar 148.565.552 denarë, prëkatësisht 88,2 për qind, që paraqet ulje për 11,8 prë qind. Të ardhurat nga fluturimet paraqesin 126.118.402 denarë.
Shpenzimet e përgjithshme në vitin 2016 paraqesin 155.298.987 denarë dhe janë rritur për 14,5 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Stojanovski informoi se vitin e kaluar sektori për punë juridike ndërkombëtare ka dhënë 369 leje për fluturime prej të cilave 163 për aviacion të prëgjithshëm, 178 për transport jo të rregullt ajror, 28 për transport publik ajror.
Siç potencoi Stojanovski, pas misionit të kryer vlerësues dhe inspeksionit të kaluar nga organizata ndërkombëtare për aviacion civil IKAO, ACC e ka ngritur harmonizimin dhe implementimin efektiv me IKAO standarde dhe praktika të rekomanduara prej 53,63 për qind në 79,62 për qind. Kjo është në nivel më të lartë se disa vende anëtare të BE-së, si Qiproja, Estonia, Greqia, Hungaria, Lituania, Malta, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia”, tha Stojanovski.
Në aeroprtet dhe zonat e fluturimit janë kryer 73 mbikëqyrje inspektuese (28 në portet ajrore prej të cilave 16 në Shkup dhe 12 në Ohër), 18 në aeroportet sportive, shtatë në zonat fluturuese për aviacion ekonomik, katër në terrene për helikopterë dhe 18 mbikëqyrje inspektuese në pengesa. Gjatë mbikëqyrjeve inspektuese janë dhënë 68 masa korrektuese, 48 rekomandime dhe 14 vërejtje me qëllim të mbajtjes dhe avancimit të nivelit të sigurisë të komunikacionit ajror nga aspekti i gjendjes së infrastrukturës ndërtimore.
Në fillim të debatit deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev tha se nuk do ta mbështesin raportin për shkaqe parimore. Është shumë për t’u habitur, theksoi, para dy javëve të diskutojmë për planin dhe programin për vitin 2017 të ACC-së të cilat i mbështetëm, ndërkaq sot të bisedojmë për raport për vitin 2016. Kjo është e pazakontë”, tha Tuntev. Përfaqësuesi i ACC-së, ndërkaq sqaroi se dakordohet se renditja është jo e logjikshme, por potencoi se kjo është në pajtim me Ligjin për aviacion, si dhe se me ndryshime në rregullativë kjo do të mund të ndryshohet. Mbledhja e Komisionit për transport, sipas paralajmërimeve, duhet të vazhdojë në orën 14:00, kur do të fillojë pauza e mbledhjes plenare.