Ministri i Drejtësisë Arben Taravari, së bashku me zëvendësministrin Goce Çakarovski sot kishin takim pune me kolegët nga Klinika universitare për neurologji në Shkup.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se në takim është biseduar për punën vijuese të Klinikës dhe për planet e ardhshme. Kjo do të jetë praktikë e ministrit që, së bashku me zëvendësin e tij, një herë në javë të vizitojnë një nga klinikat universitare dhe të bisedojnë me udhëheqësinë dhe me të punësuarit, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.