Talat Xhaferi sot në mëngjes erdhi në Kuvendin e RM-së dhe hyri në kabinetin e kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, konfirmuan shërbimet e Kuvendit. Menjëherë pas hyrjes në kabinet, Xhaferi pati takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar. Talat Xhaferi të enjten u shpall kryetar i Kuvendit nga shumica parlamentare. Zgjedhjen e tij e konteston VMRO-DPMNE duke e vlerësuar si jokushtetuese dhe jo sipas Rregullores.