Prej sot deri të mërkurën në Shkup do të mbahet takimi vjetor për ndjekjen e proceseve gjyqësore të organizuar nga Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODHIR) dhe Misionit të OSBE-së në Shkup. Juristë nga shtatë misione të OSBE-së dhe përfaqësues të 29 organizatave joqeveritare të rajonit të OSBE-së do të këmbejnë përvoja dhe do të diskutojnë për sfidat lidhur me ndjekjen e lëndëve gjyqësore me profilizim të lartë dhe lëndë në të cilat janë involvuar target grupe siç janë minorenët dhe pakicat etnike.