Nga sot e deri të mërkurën në Shkup po mbahet takimi vjetor për ndjekje të procedurave gjyqësore organizuar nga Zyrja e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup. Vitin e kaluar përfaqësues të OSBE-së kanë monitoruar mbi 100 raste lart të profilizuara, ndërsa organizata e saj partnere Koalicioni i pavarur për gjykim të drejtë mbi 450 debate në të gjithë rajonet e apelit në vend.
Natali Petrovska, drejtoreshë ekzekutive e Koalicionit për gjykim të drejtë theksoi se relativisht në mënyrë dinjitoze po zbatohet Ligji për procedurë penale, por vërejti në disa insekuenca si për shembull se ndonjëherë ka anulime të paarsyeshme të procedurave gjyqësore, mosthirrje e palëve në procedurë dhe të ngjashme. Koalicioni vëzhgon edhe procedura gjyqësore me lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ndërsa përshtypja e përgjithshme, sipas Petrovskës, është se në masë të madhe respektohet procedura penale, megjithatë, se më shumë se evidente është drejtësia selektive dhe pabarazia në sjelljen e disa gjykatësve ndaj Prokurorisë Themelore Publike dhe PSP-së.
Në takimin në Shkup marrin pjesë juristë nga shtatë misione të OSBE-së dhe përfaqësues të 29 organizatave joqeveritare nga rajoni i OSBE-së të cilët gjatë këtyre dy ditëve do të këmbejnë përvoja dhe do të diskutojnë për sfidat e lidhura me ndjekjen e lëndëve lart të profilizuara dhe lëndë në të cilët janë të involvuar grupe të rrezikuara siç janë minorenët dhe minoritetet etnike. Ambasadorja e misionit të OSBE-së në Maqedoni Nina Suomalainen theksoi se organizata e mbështet këtë aktivitet sepse vëzhgimi i procedurave gjyqësore e siguron qeverisjen e të drejtës dhe transparencën e institucioneve gjyqësore.
“Përmes vëzhgimit sigurohen standarde më të larta të procedurave gjyqësore dhe ndershmërisë të vetë procedurës. Qëllimi është që të ndiqet procedura gjyqësore nga aspekti procedural, e jo nga aspekti esencial i përmbajtjes me ç’rast sigurohet ndjekja e Ligjit për procedurë penale dhe të parimit të ndershmërisë”, potencoi ambasadorja Suomalainen.