Ministri i Vetadministrimit Lokal, Suhejl Fazliu dje realizoi takim me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka, ku u bisedua për bashkëpunimin mes dy shteteve në sferën e vetadministrimit lokal. Ministri Fazliu, siç kumtoi Ministria resore, e theksoi nevojën për bashkëpunim të dy vendeve për shkak të realizimit të qëllimit të përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë plan u theksua se të dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunim tejkufitar dhe përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin maksimal të mjeteve nga IPA Programi i BE-së me përgatitje dhe implementimin e projekteve të dobishme dhe të suksesshme. Dy bashkëbiseduesit e kanë theksuar nevojën për zhvillim të bashkëpunimit për shkak të realizimit të zhvillimit më të barabartë në rajon, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvilimin e vlerave demokratike, përmes realizimit të prioriteteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.