Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot pasdite në zyrat e BE-së në Shkup ka realizuar takim me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore Johanes Han. Në takim, qëndron në kumtesën e PDSH-së u bisedua për reformat të cilat Maqedonia duhet t’i përmbushë e që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve. Kryetari Thaçi e siguroi eurokomisarin Han se PDSH-ja do t’ia japë përkrahjen e saj të plotë reformave dhe proceseve integruese të vendit, thuhet në kumtesë.