Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme Karl Bilt sot u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Takimi u mbajt në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël. “Erdha këtu që të dëgjoj edhe qëndrimet e këtushme për gjendjen. Siç thashë edhe në tuitin tim në Tuiter – demokracia , Kushtetua dhe Evropa këto janë parimet e mia që më udhëheqin dhe konsideroj se edhe respektimi i tyre do ta çojë Maqedoninë përpara, deklaroi Bilt pas takimit.
Lidhur me paralajmërimin nga kabineti i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov se nuk do të takohet me të , Bilt deklaroi se ka dëgjuar për këtë, por nuk ka qenë i njohur paraprakisht. “Jam i lumtur për këtë sepse nuk pata edhe shumë kohë madje edhe të donte që të takohej nuk do të kisha kohë për takime të tilla, sepse duhet që të takohem me lojtarët kryesorë të skenës politike”, tha Bilt.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se takimi ishte interesant për shkak të përvojës së madhe që Karl Bilt ka me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe menaxhimin me gjendjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe në Maqedoni. “Tani komuniteti ndërkombëtar është i interesuar që të ndihmojnë Maqedoninë për daljen nga kriza politike. Unë i informova se BDI-ja i ka bërë të gjitha detyrimet rreth formimit të shumicës së saj, se e kemi dhënë përkrahjen tonë dhe bëjmë përpjekje që kjo krizë të tejkalohet, por gjithsesi nevojitet lehtësim i procesit nga ana e miqve tanë . Do të shohim si dhe nëse do të reflektojnë palët në këtë proces, megjithatë përgjegjësia kryesore politike i takon partive të mëdha maqedonase LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Ato duhet të tejkalojnë vetveten dhe të vendosin interesin e shtetit. Nuk mendojmë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje për gjendjen”, deklaroi Ahmeti. Në lidhje me informatat se gjatë kohës së Pashkëve, duhej të ketë takim me LSDM-në dhe se kanë planifikuar në Kuvend, pa pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së, të zgjedhin kryetar të Kuvendit, Ahmeti tha se ky është spekulim.
I pyetur nëse BDI-ja do të pranojë seancë të Kuvendit të konvokuar nga LSDM-ja që të kalojë në pikën për zgjedhjen e kryetartit të Kuvendit pa VMRO-DPMNE-në, Ahmeti tha se të gjithë duhet të sillen me përgjegjësi për këtë gjendje. “Të gjitha hapat që çojnë në konstituimin e Kuvendit në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet ne do të marrim pjesë. Momentalisht nuk ka asnjë lloj komunikimi midis liderëve të partive për konvokimin e ndonjë takimi lider”, tha pas takimi Ahmeti.