Futbolli është një sport burrëror, ku shpeshherë nuk mungojnë as dëmtimet e rënda. Dikush humb ndjenjat në fushën e blertë, dikush thyen këmbën, dorën a kocka të tjera të trupit, dikush gjakoset dhe shkakton panik te tifozët. Më brutalet mund të konsiderohen takat në kokën e kundërshtarit. Më poshtë, 6 rastet më të dhimshme në futboll, në dëmtime të këtij lloji.
1. Zlatan Ibrahimovic mori një shkelje me këmbë në të gjithë kokën nga Tyrone Mings, gjatë ndeshjes së luajtur ndërmjet United dhe Bournemouth. Por, siç pritet, suedezi nuk mbetet i papunë.
2. Ibrahimovic e dribloi, por edhe e shkeli me këmbë në kokë kundërshtarin.
3. Lapadula nuk e kursen Joe Hart.
4. Soldado masakron Falcao në një veprim të rastësishëm në zonën e vogël të Valencias. Gjaku arriti lumin…
5. Medel i lë “vulën” e tij Neymar-it në një ndeshje miqësore mes Brazilit dhe Kilit.
6. Juanito dhe Lothar Matthaus, një nga momentet më të famshme dhe të diskutueshme të historisë së futbollit, si për të përfaqësuar rivalitetin historik mes Bayern Munich dhe Real Madrid.