Syla nuk ndjehet fajtor

“Jo nuk ndjehem fajtor për asnjë pikë të aktakuzës”, ishte deklarata e Azem Sylës gjatë seancës së sotme për rastin “Toka”, ku para tij janë lexuar një nga një pikat e aktakuzës. Deklaratë të njëjtë, siç raporton  KTV-ja, kanë dhënë edhe të akuzuarit tjerë, pjesë e këtij grupi. Seanca ka vazhduar edhe pse Policia nuk ka arritur të arrestoj Hajrullah Berishen, për të cilin Gjykata ka thënë se ka informacione që gjendet në Maqedoni. Sikurse për të edhe për Mustafë Halilin që ka munguar edhe sot, Prokuroria ka kërkuar që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar. Azem Syla dhe të tjerët në rastin “Toka” akuzohen për 46 pika të ndryshme të aktakuzës.