Para Ministrisë së Shëndetësisë ka patur tentim për vrasje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Sipas informacioneve të para, Todorov duke u futur shkallëve është përshëndetur me gazetarët të cilët kanë pritur të futen brenda dhe atëherë sulmuesi ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë drejt në atë. Ai ka arritur të gjuajë tre plumba, por Todorov nuk është qëlluar. Është intervenuar menjëherë nga ana e sigurimit të Ministrisë së shëndetësisë që ka pamundësuar sulmuesin. Personi është arrestuar dhe gjendet në stacionin policor Beko. Sipas informacioneve të para jozyrtare që i ka publikuar Telma, sulmuesi Ljupço Stojanovski, është gjyshi i Tamarës së vogël nga Velesi, e cila vdiq duke pritur Fondin e Shëndetësisë që të lejojë mjete për operacionin e saj jashtë vendit. Vendimi për paratë e lejuara arriti një ditë pas vdekjes së saj.