Futbollisti Sandro Wagner ka thyer gishtin në ndeshjen ndaj Hertha Berlinit, por ka vazhduar ndeshjen. Ndeshja e Bundesligas në mes të Hertha Berlinit dhe Hoffenheimit nuk ka shkuar pa eksese. Kjo pasi, sulmuesi i mysafirëve, Wanger, e ka thyer gishtin e dorës gjatë një dueli me njërin nga kundërshtarët e tij, përcjell Telegrafi. Wagner u lëndua në minutën e 13 të ndeshjes, por u tregua luftarak duke vendosur të vazhdoj ndeshjen pasi pranoi ndihmën e mjekëve, të cilët i dhanë ndihmën e parë.