Shkup, 13 mars – Një burrë 37 vjeçar me sëpatë e ka lënduar personin A.A (52) në oborrin e shtëpisë së tij, i cili në këtë moment gjendet në Qendrën urgjente në Shkup. Siç kumtoi MPB-ja, dje në orën 18:40 në rrugën “376” në Shkup, në oborrin e shtëpisë pronë e A.A., me dhunë ka hyrë personi A.Xh. dhe me sëpatë e ka sulmuar pronarin, vajzat e tij S.A. (21) dhe A.A. (30) dhe bashkëshorten e tij H.B. (50). Nga MPB-ja informojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.