Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr në lokalet e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton koha.mk nga burimet e veta. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, Ljupço Stojanovski, 57-vjeç, ka hapur zjarr drejt ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, shkruan gazeta KOHA. Sulmuesi ka shtënë dy plumba me siguri drejt Todorovit. Të punësuarit janë mbyllur në zyrat e tyre, ndërsa ministria është bllokuar nga policia. Ndihma e Shpejtë është ofruar në derën kryesore të Ministrisë, ndërsa policia pritet të marrë në pyetje sulmuesit. Në VMRO-DPMNE konfirmojnë se Todorov ka qenë shënjestra e sulmit. (koha.mk)