I.D. (28) mbrëmë vonë është sulmuar fizikisht dhe është plaçkitur nga një autor i panjohur i cili fillimisht i ka rënë ziles në derën hyrëse, ndërsa më pas, kur ky ia ka hapur derën, e ka goditur me gjësend të fortë në kokë, ka hyrë brenda dhe i ka marrë 500 euro dhe një telefon celular. Sipas policisë, rastin e ka denoncuar I.D. në orën 01:50 pas mesnate i cili jeton në rrugën “Radika” në Karposh 3. I.D. me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën emergjente në Shkup. Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorit.