Protestuesit proqeveritarë “Për Maqedoni të përbashkët” kanë sulmuar ekipin e TV 24 fillimisht në mënyrë verbale kurse kur kameramani merrte inserte gazetari Kristijan Banevski është sulmuar me shtizë të flamurit në kokë. Banevski ka reaguar tek njëri prej organizatorët ku ka marrë përgjigje se personi që e ka sulmuar nuk ka ditur se si valëvitet flamuri.
Kujtojmë se para disa ditëve në po të njëjtën protestë u sulmuan edhe kameramani i portalit A1on, Vladimir Zhelçevski dhe gazetari Aleksandar Todevski.