Zagreb, 22 dhjetor – Pas sulmeve terroriste në Berlin, prej para tre ditëve, Kroacia në shkallë të tetë i ka rritur masat e sigurisë, kumtoi sajti indeks.hr. Në pajtim me vlerësimet e shërbimeve kompetente, përveç masave për mbrojtje nga aktiviteti terrorist, në periudhën e ardhshme do të vendosen edhe masa shtesë. Në vendet, në të cilat mblidhen numër më i madh i qytetarëve në qendrën e Zagrebit, do të ketë prani të rritur të policisë, e cila do të ketë të drejtë t’i kontrollojë dokumentet personale të njerëzve pa kurrfarë shkaku. Do të rritet edhe mbikëqyrja mbi transportin hekurudhor, ajror dhe transportues, si dhe mbi kufijtë gjatë kryerjes së kontrollit kufitar të të gjithë udhëtarëve dhe mjeteve transportuese.