Kajro, 17 janar – Të paktën tetë policë egjiptianë janë vrarë dhe tre janë plagosur gjatë një sulmi të islamikëve mbi një pikë kontrolli në vend. Sulmi është kryer mbrëmë në provincën Lugina e Re,rreth 600 kilometra në jugperëndim të Kajros. Të paktën dy nga sulmuesit janë vrarë. Egjipti është bërë vend i kryengritjes më shumë se trevjeçare të vazhdueshme islamike, pasi që ushtria e ka rrëzuar nga pushteti kryetarin Mohamed Morsi nga lëvizja “Vëllezëria myslimane”.