Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot në një sulm me armë zjarri në një restorant në rrethinën Beykoz në Stamboll, Turqi.
Agjencia e lajmeve e Turqisë, “Dogan”, raporton se sulmuesi ka shtënë ndaj një konsumatori në restorant, i cili dyshohet se ishte vrasësi i babait të sulmuesit para 12 viteve. Incidenti nuk është ndërlidhur me sulm të mundshëm terrorist, sipas mediave turke. Dy konsumatorë të tjerë janë plagosur në restorant.
Sulm me armë zjarri në një restorant në Stamboll
Leave a comment