Një kamion ka goditur disa këmbësorë në Jerusalem në një shëtitore që po shikonin Qytetin e Vjetër të Jerusalemit të dielën. Nga ky sulm kanë mbetur së paku 3 të vdekur ndërsa mbi 10 të tjerë të lënduar, ka thënë policia dhe shërbimet ambulatore, duke e quajtur sulm të qëllimshëm, raporton Reuters.
“Është sulm terrorist, sulm i tmerrshëm”, ka thënë një zëdhënëse policie për Radio Izraelin, i cili raportoi se trupat “trupa njerëzish janë gjithandej nëpër rrugë”, transmeton Koha.net. Radioja tha se shoferi i kamionit është qëlluar. Kujtojmë se më 19 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, edhe në Berlin ndodhi një sulm i ngjashëm kur një kamion hyri në turmën e mbledhur në një treg krishtlindjesh me ç’rast la të vdekur 12 persona e mbi 56 të lënduar. Autori i sulmit u qëllua për vdekje në Itali.