Autoritetet suedeze ia kanë refuzuar kërkesën për azil “emigrantes më të vjetër në botë” dhe e kanë njoftuar se duhet të kthehet në vendlindje, në Afganistan. Bibihal Uzbeki (106 vjeçare) në Suedi kishte arritur përmes Iranit, Turqisë, Greqisë e në rrugëtimin e saj të gjatë e të vështirë e kaloi edhe nëpër Kroaci, shkruan portali “Jutarnji list” i Zagrebit. Gjatë udhëtimi djali dhe nipat e saj e kishin bartu në shpinë kur ajo nuk mund të ecte. Asaj i është refuzuar kërkesa, por ajo mund të kërkojë azil në ndonjë shtet tjetër nëse i ofron strehim. Ndaj këtij vendimi 106 vjeçja është ankuar në Gjykatën e Migracionit. Këtë afgane mediat botërore e quajtën emigranten më të vjetër në botë pasi ishte marrë në intervistë në kampin kroat për refugjatë në vitin 2015.