Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë, Mats Stafanson. Ambasadori Stafanson, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ka theksuar se vendi i tij është i hapur tërësisht që t’i ndihmojë proceset reformuese që i paralajmëroi Qeveria e Maqedonisë. Ai i ka bartur urimet e Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe për emërimin e Zoran Zaevit për kryeministër, përveç për, siç është theksuar në kumtesë, realizimeve impresive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që në dy muajt e parë të mandatit. Shtoi se vendi i tij është i hapur tërësisht t’i ndihmojë proceset reformuese të cilat i paralajmëroi qeveria e Maqedonisë.
Kryeministri, Zoran Zaev është falënderuar për mbështetjen e hapur dhe ka theksuar se Suedia edhe deri më tani ka shprehur qasje miqësore dhe mbështetëse në periudhën e zgjidhjes së krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Zaev ka theksuar se për Republikën e Maqedonisë është jashtëzakonisht pozitiv dhe konstruktiv qasja e Qeverisë, si edhe e Bashkimit Evropian dhe se me mbështetjen e shteteve miqësore gjithmonë është shumë më lehtë të zgjidhen sfidat dhe proceset të cilat ndodhen para vendit.
“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e informoi ambasadorin Stafanson për masat e para të zbatuara me sukses dhe proceset e hapura të Planit 3-6-9. Kryeministri Zaev theksoi se masat e parapara me këtë plan reformues të Qeverisë, përveç se kanë për qëllim t’i përshpejtojnë proceset dhe t’i largojnë pengesat në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, krijojnë edhe ambient për përmbylljen e plotë të proceseve demokratike, për krijimin e kushteve për zbatimin e reformave në gjyqësi, për qeverisjen e së drejtës, për reforma mediale, si dhe për proceset e tjera të përfshira në tre muajt e parë të planit”, thuhet në kumtesë.
Vëmendje e veçantë në takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë i është kushtuar bashkëpunimit rajonal dhe bilateral të Republikës së Maqedonisë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zaev e ka njoftuar ambasadorin Stafanson me aktivitetet të cilat pasojnë lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi në Republikën e Bullgarisë si dhe për hapat e tjera të ndërmarra për përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje të Republikës së Maqedonisë dhe me shtetet e tjera në rajon.