Stuttgarti e përjashton belaxhiun

66

Një ndër klubet me traditë të gjatë ne Gjermani, VfB Stuttgart, e ka shkëputur kontratën e futbollistin Kevin Grosskreutz, pasi ky i fundit ishte përleshur me një grup të rinjsh, të cilët e rrahën aq sa futbollistit u desh të shtrohej në spital. Në një komunikatë zyrtare, klubi ka njoftuar se i ka bërë një analizë në detaje incidenteve të lojtarit dhe janë pajtuar me Grosskreutz, që shkëputja e kontratës ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

“Posaçrisht lojtarët e ekipit të parë janë model për klubin në përgjithësi dhe për lojtarët e rinj në veçanti”, tha Jan Schindelmeiser, anëtar i bordit të VfB Stutgart.

Comments are closed.