Studimet e ndryshme tregojnë se shumë substanca që gjenden në ushqimet që ne konsumojmë çdo ditë lidhen me cilësi kancerogjene të mundshme. Në përfundim të një studimi 3 vjeçar, ku u morën në analizë ushqime të ndryshme për shkak të elementëve toksike që përmbajnë, BE thekson se: “Mes ushqimeve të zakonshme që konsumojmë, ekzistojnë rreth 800 elemente të tilla, 52 prej të cilave me cilësi kancerogjene të mundshme”. Një prej tyre është akrilamidi, i cili ka efekt kancerogjen dhe neurodegradues. Ai lidhet me kancerin e gjirit, me kancerin e mitrës pas menopauzës dhe me kancerin e vezoreve. Studimet janë bërë te kafshët. Sipas shije.al, akrilamidet lidhen me zhvillimin e tumoreve të ndryshme, në momentin që ekspozohen në doza të përqendruara.
USHQIMET: Patatinat janë disa nga ushqimet e pasura me akrilamide, por jo vetëm, pasi në mesin e këtyre ushqimeve janë edhe të tjera që i konsumojmë përditë, si biskotat e gatshme, drithërat e mëngjesit, gështenjat e pjekura, kafja dhe kakaoja, bukët e thekura, bajamet dhe kikirikët e pjekur, gjalpi që përftohet nga kikirikë të pjekur.