Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Jens Stoltenberg, lëshoi kumtesë deri te opinioni në të cilën theksoi se sot në mëngjes në telefon ka biseduar me kryeministrin e sapozgjedhur të Maqedonisë, Zoran Zaev të cilin e ka uruar për zgjedhjen e mbrëmshme. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Stoltenberg theksoi se Zaevit i ka thënë sa NATO ka interes për Maqedoni stabile dhe Ballkan stabil.
“Sot bisedova me kryeministrin Zaev dhe ia urova përgjegjësinë e re. Gjatë bisedës, ne u dakorduam për rëndësinë e zgjidhjes së reformave të nevojshme urgjente, posaçërisht për qeverisje të mirë dhe sundim të së drejtës. Këto reforma do të jenë në dobi për të gjithë qytetarët e IRJ Maqedoni, ndërsa edhe mëtej do t’i avancojnë aspiratat euroatlantike të vendit. NATO-ja ka interes në vend demokratik, stabil dhe prosperues, si pjesë të rajonit stabil në Ballkanin Perëndimor”, thekson Jens Stoltenberg në kumtesën deri te opinioni. Në fund, sekretari i përgjithshëm i NATO-s porositi se “si Shkupi do të bëjë përparim, ashtu edhe NATO do të vazhdojë të sigurojë mbështetje, përfshirë edhe nëpërmjet zyrës së saj për lidhje në kryeqytet”.