Gonzalo Higuain, me sa duket, ka një prirje jo vetëm për gola, por edhe për “anën B”, apo të pasmet e grave. Të paktën ky është argumenti i paraqitur nga Antonella Fiordelisi, skermistja e njohur italiane, e cili zbuloi për shtypin se ai kishte marrë një “ftesë të pahijshme” nga “Pipita”, ditët kur argjentinasi ishte sulmues i Napolit. Sportistja bukuroshe italiane e ka bërë publike përmbajtjen e disa mesazheve private në Instagram në mes saj dhe lojtarit: “Higuain, në Instagram, më pyeti për një foton të të pasmeve të mia. Sa i sëmurë.”
Një histori, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, nëpërmjet shpërndarjes së “screenshots” të mesazhit të Higuain në Instagram. Një dokument autentik, që mund t’i trazojë gjërat për një prej sulmuesve më të mirë në botë, pjesë e Juventusit, tashmë. Sidoqoftë, sikurse duket në foto, “ana B” (të pasmet) e Fiordelisi është shumë e bukur, ndaj si mund të fajësohet “Pipita”, që i pëlqen ato? Sidoqoftë, 18-vjeçarja e ka publikuar kërkesën e argjentinasit, e cila ishte “drejt e në temë”, t’i tregonte një foto të të pasmeve. Fundja, Higuain ka provuar fatin, duke shpresuar se bukuroshja italiane “do t’i jepte dorën, për t’i marrë pastaj krahun” asaj…