Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Marjan Spaseski merr pjesë në takimin e ministrave dhe drejtorëve për rini në suaza të Konferencës evropiane për dialog strukturor, e cila nga data 21 e deri më sot mbahet në Maltë, në suaza të kryesimit të Maltës me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Konferenca, siç kumtoi ARS, është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme që zhvillohen në nivel evropian për politikat rinore, ndërsa mundëson diskutim për planifikim dhe implementim të politikave rinore në nivel evropian, me theks të veçantë në dialogun strukturor mes të personave të rinj dhe vendimarrësve. Spaseski në takimet dypalëshe me kolegët e tij të rajonit dhe të vendeve të tjera evropiane ka diskutuar për çështje të cilat janë me interes të përbashkët të shteteve dhe institucioneve përgjegjëse për politikat rinore.
Në shumë punëtori dhe tryeza të rrumbullakëta, ministrat dhe drejtorët për rini nga Evropa kanë debatuar për sfidat me të cilat po ballafaqohen personat e rinj dhe cilat janë prioritetet kyçe të cilat duhet t’i përfshijë Strategjia e re për rini në nivel evropian. Në mbledhje Spaseski i ka prezenatuat përvojat e Maqedonisë nga krijimi i Strategjisë kombëtare për rini 2016-2025, duke theksuar se kjo strategji është rezultat i procesit inkluziv ku të rinjtë së bashku me institucionet krijuan dokument i cili do ta përmirësojë gjendjen e tyre në shoqëri, por edhe do të mundësojë implementim të masave dhe aktiviteteve për personat e rinj në Republikën e Maqedonisë.