Policia spanjolle tha të mërkurën se ka konfiskuar 500 kilogramë kokainë të fshehur në tulla të rrejshme rezistente ndaj zjarrit dhe arrestoi 25 persona pas bastisjeve në të gjithë vendin. Një hetim dy-vjeçar kulmoi me arrestimin gjatë muajit të shkuar, kur autoritetet gjetën drogë në deponë e tullave, tha policia, transmeton Klan Kosova.