Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka thënë se Francesco Totti, është një Muhammad Ali i futbollit. Totti ishte hero i Romës në ndeshjen që kjo skuadër e fitoi në Olimpico duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 96-të kundër Cesenas, ndeshje që u fitua 2-1 nga romakët. Roma do të përballet me rivalët e përbetuar të Lazios në gjysmëfinale të Kupës. “Kut Totti luan– ai është i njëjtë sikurse në stërvitje, por edhe kur luan me djalin e tij. Ai është Muhammad Aliu i futbollit, e shikon gjithmonë topin dhe gjuan, sikurse ta japësh një goditje boksi që askush nuk e shes. Nëse ai është në fushë, është më mirë t’i japim atij topin. Ai është i vetmi që i solli tifozët përsëri në stadium nga parkingu i makinave vitin të kaluar”, ka thënë Spalletti.