Trajneri i ri i Inter Luciano Spalletti në bërë të kuptohet se Ivan Perisic bën mirë të largohet nëse nuk tregon përkushtim për fanellën zikaltër. Lojtari i përfaqësueses kroate është përfolur për një kalim te Manchester United pas një forme të mirë të treguar në Serie A, megjithëse nuk dihet se sa pranë marrëveshjes janë dy palët. Spalletti ka bërë të qartë se nuk do ta mbante kundër dëshirës së tij Perisic, pasi ai do vetëm lojtarë që janë të fokusuar të bëjnë punën ashtu siç duhet në “San Siro”.
“Nuk duhet të bindim askënd, madje janë lojtarët ata që duhet të bindin Inter nëse e meritojnë te ky klub i madh,” shprehet trajneri. “Kam mbërritur këtu me entuziazëm, nëse ka lojtarë që nuk e ndjejnë këtë entuziazëm atëherë do të ishte më mirë të largoheshin diku ku mendojnë se do të bënin më mirë punën e tyre.”
Në fund të muajit të kaluar u sugjerua nga raporte të ndryshme se transferimi i 28-vjeçarit në “Old Trafford” për 45 milionë euro ishte thuajse i vulosur, por me sa duket dy klubet nuk kanë rënë dakord për shumën e lojtarit. Unitet gjithashtu është përfolur për një interes për Gelson Martins të Sporting Lisbon, kështu që mbase duhet të shohin opsione të tjera për të përforcuar ekipin gjatë kësaj vere