Duke filluar nga ora 22:00 në ‘Camp Nou’, pritet të zhvillohet përballja e parë e vlefshme për Superkupën e Spanjës ndermjet Barcelonës kundër Real Madridit. Katalanasit, si kampion i Kupës së Spanjës, kësaj radhe do të jenë pa Neymarin për tu përballur me madrilenët të cilët së fundmi përveç La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, fituan edhe Superkupën e Europës duke e mposhtur Manchester Unitedin në Shkup.
Kjo do të jetë ‘El Clasico’ e parë zyrtare e këtij sezoni të ri si dhe e trajnerit më të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde.