Ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu deklaroi se Turqia do të mund të “të lëshojë 15.000 refugjatë në Evropë, me qëllim që t’i “shokojë evropianët”. Siç publikoi “Hyriet”, deklarata e Sojlut vjen në jehonën e krizës në raportet e Turqisë, me Gjermaninë dhe Holandën, deri te kush erdhi për shkak që autoritetet e këtyre dy shteteve evropiane ndaluan fjalimet e ministrave turq në tubime në territorin e tyre, që duhej të mbaheshin në vigjilje të referendumit kushtetues në Turqi. “Kemi marrëveshje për riatdhesim. Të them Evropë, a ke kurajo? Nëse dëshiron do të dërgojmë 15 mijë refugjatë, të cilët nuk i dërgojmë çdo muaj”, theksoi Sojlu.
Ai theksoi se Gjermania dhe Holanda momentalisht përpiqen ta përfundojnë atë që nuk kanë mundur gjatë protestave në parkun Gezi, gjatë hetimeve për korrupsion në dhjetor të vitit 2013 dhe gjatë tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në korrik të vitit 2016. “Luhen lojëra, të orientuara kundër Turqisë, që të mos i lejohet të bëhet vend shumë i fuqishëm në të ardhmen”, theksoi Sojlu.