Ekspertët paralajmërojnë se Apokalipsi i shkaktuar nga asteroidët do të zhdukë njerëzimin dhe ne “s’mund të bëjmë asgjë për ta parandaluar këtë”. Paralajmërimi vjen në ditën ndërkombëtare të Asteroidëve dhe shkencëtarët thonë se shanset e Tokës që të shkatërrohet nga një shkëmb gjigant janë pothuajse të paevitueshme. Rolf Densing, kreu i Qendrës Evropiane për Operacione në Hapësirë ka parashikuar se ndikimi i asteroideve do të ndjehet “herët apo vonë”. Teksa shtoi se kjo mund të mos ndodhë në dekadat e ardhshme, ai tha se “rreziku që Toka të marrë goditje shkatërruese një ditë janë shumë të larta”. Densing po ashtu paralajmëroi se aktualisht, në planetin tonë nuk ka asnjë sistem mbrojtës që mund të shmangte katastrofën. Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 30 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Asteroideve, për t’i ndërgjegjësuar njerëzit më shumë ndaj asaj që quhet “sfida më e madhe e njerëzimit”. Ndërkohë, anekënd Evropës po ngrihet një rrjet teleskopësh për të pikasur çdolloj rreziku nga asteroidët. Britanikja “Daily Star” parashikon që sistemi, i cili do të zbulojë asteroidët që rrezikojnë Tokën, do të jetë gati brenda dy vitesh. Këtë javë një astronom paralajmëroi për rrezikun e një asteroidi, të zbuluar në vitin 2004, që parashikohet të kalojë shumë pranë tokës në vitin 2029 dhe të rikthehet në vitin 2036. Alberto Cellino, nga Observatori i Torinos në Itali, beson se asteroidi i quajtur Apophis do të kalojë kaq afër Tokës sa ndikimi i tij në planet nuk do të zhduket për 19 vjet.