Shkup, 16 janar – Skuadra e Ferizajt, trajner i të cilit është Argjend Beqiri, vazhdon të angazhon futbollist nga kampionati maqedonas. Pas portierit Dardan Miftari, kësaj skuadre mund ti bashkëngjitet Lavdrim Senderi. 23-vjeçari së fundmi ka qenë futbollist i Renovës, mirëpo pas përfundimit të sezonit vjeshtor, ai u largua nga ky klub. Dhe nuk kaloi shumë kohë, dhe mbrojtësi si duket ka gjetur klubin e tij të ri, dhe ai është Ferizaji, anëtarin e Superligës së Kosovës. Kujtojmë, te Renova, tanimë ish-futbollisti i Renovës nuk ka qenë i rregullt, duke luajtur vetëm në dhjetë ndeshje dhe thuhet se kjo ka qenë arsyeja që ai të largohet nga skuadra bardhekaltër. (koha.mk)