Kryetarët e komunave në Maqedoni prej sot do të punojnë pa mandat. Zgjedhjet e reja lokale duhej të mbahen në gjysmën e parëm të majit, por për shkak se nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, skaduan të gjitha afatet për shpalljen e tyre në terminin e paraparë. Nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dje dërguan kërkesë deri te të gjithë partitë politike në Kuvendin e Maqedonisë për miratim më të shpejtë të ligjeve për funksionimin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Duke pasur parasysh atë që ka interpretime të ndryshme nga profesorë ose institucione për atë se nëse kryetarët e komunave mund të vazhdojnë të funksionojnë ose jo, ne si BNJVL që të jemi të sigurt dhe të mos ketë ndarje, kërkojnë nga Parlamenti që sa më shpejt të mblidhet dhe t’i miratojë ndryshimet e ligjit për zgjedhje dhe ligjit për vetëqeverisje lokale me ç’rast do të shpalleshin zgjedhjet e ardhshme lokale”, theksoi Trajanovski, kryetar i BNJVL-së. Në emër të, siç tha, të gjithë kryetarëve të shqetësuar të komunave, Trajanovski e përshëndeti marrëveshjen midis partive politike për caktim të datës së zgjedhjeve lokale.
Sipas Trajanovskit, çdo ditë e kaluar pa zgjidhje i shkakton dëm të madh pushtetit lokal. Përkujtoi se në këtë vakum juridik do të vendosen në pikëpyetje funksionimi i kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme, institucioneve kulturore, brigada zjarrfikëse dhe administrata të cilët varen nga bllok dotacione. “Do të vendosen në pikëpyetje një numër i madh i ndërmarrjeve publike të cilët marrin subvencione nga komunat. Nuk do të mund të marrin leje ndërtimi. Në qoftë se keni banesë, shtëpi ose pronë të patundshme nuk do të mund t’i shisni për shkak se duhet të bëhet vlerësim në komuna dhe të paguhet tatim i qarkullimit, ndërsa vendimin për tatimin e qarkullimit e nënshkruan kryetari i komunës”, tha Trajanovski.
Edhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dje dërgoi apelon deri te partitë parlamentare politike dhe deri te të gjitha institucionet publike, para se gjithash deri te Kuvendi i Maqedonisë, urgjentisht të gjendet mënyrë për zhbllokimin e punës së organeve të komunave dhe Qytetit të Shkupit përmes vazhdimit ligjor të mandatit të kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë, kriza politike seriozisht kërcënon me paralizë të plotë të vetëqeverisjes lokale. Prej nesër kryetarët dhe këshillat e të gjitha komunave janë pa status të definuar juridik, ndërsa qytetarët janë në dilemë a do të mund t i realizojnë të drejtat e tyre para organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, nëpërmjet procedurave të cilat i kanë filluar apo kanë nevojë urgjente nga ajo. Administrata lokale dhe shërbimet publike të nivelit lokal janë të brengosur për pagat e tyre, si dhe për mënyrën se si në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë t i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë të pandërprerë, në shërbim të qytetarëve” theksohet në apelin e nënshkruar nga ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi.
Partitë parlamentare, të cilat dje ishin në koordinim tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kanë arritur marrëveshje se prioritet kyç për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratim të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashikohet për gjysmën e parë të tetorit, ndërsa mandati i kryetarëve të deritanishëm të komunave dhe i këshilltarëve të vazhdohet deri në në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave, kumtoi kabineti i Xhaferit.
Në koordinim ishin të pranishëm përfaqësues të LSDM-së dhe koalicionit, BDI-së, BESË-s, Aleancës për Shqiptarët dhe të PDSH-së, ndërsa VMRO-DPMNE siç edhe paralajmëroi më herët nuk kishte përfaqësues në mbledhje. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë mbajtje urgjente të zgjedhjeve lokale, ndërsa si terminin e të mundshme i propozojnë 2 korrikun, mesin e shtatorit apo më së voni deri më 15 tetor.
Më 10 maj Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë unanimisht vendosi të mos ngritë procedurë për vlerësim të nismave për heqje të dy neneve të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe për Kodin zgjehdor, me çka do të mundësohej që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të mbeten në funksionet e tyre deri në shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Gjykatësit kushtetues vendosën se Gjykata nuk është kompetente të vendosë për situata juridike të cilat nuk ekzistojnë, sepse, ajo është kryesisht në kompetenca të ligjdhënësit, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.