Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të G-7, të cilët prej dje kryesojnë në Toskanë, ditën e sotme e filluan me takim dedikuar Sirisë, në të cilin marrin pjesë edhe Turqia dhe aleatët e tyre arabë. Në takim morën pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të shtatë vendeve më të zhvilluara (SHBA, Gjermani, Japoni, Britani të Madhe, Kanada, Francë dhe Itali), si dhe diplomatë të lartë nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Jordani dhe Katari.
Organizatori i takimit, ministri italian i Punëve të Jashtme Anxhelino Alfano dje deklaroi se në të do të kërkohen mënyra për arritjen e zgjidhjes politike në Siri dhe shmangien e eskalimit të mëtutjeshëm ushtarak. Aleatët e presidentit sirian Bashar al Asad, veçanërisht të Rusisë dhe Irakut u kërcënuan me masa adekuate pas sulmit raketor amerikan ndaj bazës së aviacionit ushtarak sirian, natën e datës 6 drejt 7 prillit si përgjigje e sulmit kimik, i cili konsiderohet se është kryer nga regjimi sirian dhe në të cilin u vranë 87 persona më 4 prill.
Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson pritet të arrijë sonte në Moskë dhe ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson shfaqi shpresë se ai Rusisë t’i dërgojë porosi të qartë dhe të harmonizuar. Sipas Xhonson është e nevojshme të kryhet presion ndaj Moskës, që të ndalojë ta mbështesë presidentin sirian Bashar al Asad.