TA KONSUMOJMË USHQIME QË MBROJNË LËKURËN. Ka mjaft ushqime që mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe që e ndihmojnë atë të nxihet pa u dëmtuar. Konsumi i karotës qëndron në krye të listës. Ju mund ta hani atë të gjallë ose ta bëni lëng. Domatet janë një perime e pasur me likopen, një anti-oksidant i aftë që të luftojë veprimin radikaleve të lira. Mos shmangi konsumin e frutave dhe perimeve të tjera në masë, sepse ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe stimulojnë prodhimin e melaninës. Mos harroni që të fusni në dietën tuaj të përditshme edhe acidet yndyrore. Një grushte me bajame në ditë është e mjaftueshme dhe shume e dobishme në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe zhvillimin e duhur të qelizave.
HIDRATIMI. Për të parandaluar dehidratimin e lëkurës, fillimisht është e nevojshme që të konsumoni sa më shumë ujë. Ai është miku më i mirë e lëkurës. E mira është që të pini 2 litra ujë në ditë, por nëse nuk e arrini këtë sasi, atëherë pini shpesh gjatë gjithë ditës, edhe kur nuk keni etje. Pirja e ujit e ndihmon lëkurën që të jetë më e shëndetshme dhe në verë është e rëndësishme që të zëvendësohen lëngjet e dala nga djersitja. Nëse keni një lëkurë tepër të thatë, mbrojeni atë me kremra të posaçëm, që janë hidratues për lëkurën. Ju duhet ta aplikoni atë çdo ditë.
BUZËT. Edhe përkujdesja ndaj buzëve është shumë e rëndësishme. Është e nevojshme që ato të trajtohen me produkte natyrale, për shembull me gjalp shea, që përpara ardhjes së verës. Mos harroni që t’i mbroni edhe në plazh me produkte të prodhuara posaçërisht. Mund të përdorni edhe balsam për buzët që prodhohen nga kompanitë e kozmetikës.
SKRUBI. Një nga mënyrat më të thjeshta për ta përgatitur lëkurën ndaj diellit dhe nxirjes është një pastrim exfoliating, që eliminon të gjitha qelizat e vdekura dhe rigjeneron lëkurën. Skrubi që bëhet në shtëpi nga ne, është padyshim më i mirë dhe ekonomik dhe mund të bëhen duke përdorur produkte si sheqeri, jogurti dhe vaji i gjellës. Mjafton që këta produkte t’i bashkoni dhe të bëni skrupin për lëkurën e trupit.
PASTRIM I THELLË. Lëkura e fytyrës është më e ndjeshme dhe më e ekspozuar ndaj djegieve të mundshme dhe asaj duhet të jepet një pastrimi plotë. Ju mund ta përgatisni në shtëpi një maskë për lëkurën. Merrni baltë argjile që e blini në farmaci apo dyqanet e kozmetikës dhe i fusni pak krem zeliti, një mineral që mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit. Ose për një pastrim të thellë dhe të plotë është që të përdorni xhel pastrues për lëkurën.
KOHA E EKSPOZIMIT NË DIELL DHE NXIRJA E NGADALSHME. Edhe koha e ekspozimit në diell përpara ardhjes së verës është mjaft e rëndësishme. Nëse shkoni në park me fëmijët apo vraponi në ajër të pastër, është e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën tuaj siç duhet, sidomos nëse çehrja juaj është e zbehtë. Madje duhet të jeni të kujdesshëm edhe në orët e para të ditës sepse edhe në atë kohë ka rreze ultravjollcë që arrijnë në lëkurë.