Mungesa e përqendrimit, lodhja dhe hutimi mund t’u ndodhin edhe njerëzve më të zgjuar kur nuk konsumojnë ujë të mjaftueshëm. Mungesa e ujit në trup e dëmton kujtesën, duke shkaktuar probleme me shikimin dhe e vështirëson edhe marrjen e vendimeve më të thjeshta. Uji është i nevojshëm për çdo qelizë, ndërsa dehidratimi mund t’i shkaktojë simptomat e mëposhtme:
– kokëdhimbje;
– marramendje;
– mungesë të përqendrimit;
– konfuzion;
– mungesë të energjisë;
– frustrim;
– disponim të keq.
Studimet kanë treguar se dehidratimi mund të shkaktojë reduktim të indeve të trurit. Kur nuk konsumoni mjaft ujë, atëherë duhet të investoni më shumë përpjekje dhe energji për të kryer detyra të thjeshta. Truri më dobët funksionon kur nuk është i hidratuar në mënyrë adekuate. Në një studim, studiuesit zbuluan me ndihmën e MRI se truri peshon më pak kur nuk pini ujë mjaftueshëm. Në një tjetër studim, hulumtuesit e testuan aktivitetin e trurit të njerëzve të dehidratuar lehtë dhe rezultatet treguan se personat e dehidratuar japin rezultate shumë më të dobëta në testet e aftësive kognitive.
Sa ujë nevojitet për funksionimin adekuat të trurit? Ekspertët theksojnë që dehidratimin më lehtë dhe shpejt do ta identifikoni përmes urinës. Nëse ajo është me ngjyrë të mbylltë dhe me erë të keqe, kjo do të thotë që nuk jeni duke konsumuar duhet ujë. Në ditë duhet të pini rreth 2 litra ose më shumë ujë nëse ushtroni intensivisht dhe djersiteni shumë. Ujin mund ta konsumoni përmes ushqimeve të caktuara, si shalqinjtë, trangujt, pjeprat apo domatet.