Një shtetas indian i është nënshtruar një operacioni pasi kishte kapërdirë 40 tehe thikash, sepse i pëlqente shija. Jarnail Singh, 42 vjeç ishte shtruar në spital pas disa ditëve dhimbje barku dhe ndjenjën e lodhjes. Mjekët u habitën kur zbuluan se ai nuk kishte kapërdirë 1 ose 2, por plot 40 thika në dy muajt e fundit. Njëri prej 5 kirurgëve që ndërmorën operacionin, Dr. Jitinder Malhotra tha se ishte një ndër operacionet më të vështira që kishte ndërmarrë në 20 vitet e fundit. “Në momentin kur e diagnostifikuam zbuluam një masë solide në stomakun e tij që na u duk si kancer, Pacienti na tregoi se kishte një dëshirë të pakontrolluar për të ngrënë thika. Ajo që është e pabesueshme është se ai ka vazhduar të kapërdijë tehe thikash për 2 muaj. Nuk më kanë parë sytë një gjë të tillë në karrierën time. Operacioni ka zgjatur 5 orë dhe përfundoi në mënyrë të suksesshme dhe Daily Mail shkruan se Jarnail pas disa ditësh do të dalë nga spitali.
Si ky nuk keni parë: Kapërdin 40 thika dhe është ende gjallë! (FOTO)
Leave a comment